Qeveria greke ka ndaluar të gjitha protestat në Athinë në kohën kur po përgatitet që të kryesojë Bashkimin Evropian. Më se 2,500 forca të policisë do të pozicionohen në vendet ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare, pasi disa grupe majtiste kanë paralajmëruar se do të shkelin ndalesën për protesta. Kufizimet në trafik po ashtu mund
Qeveria greke ka ndaluar të gjitha protestat në Athinë në kohën kur po përgatitet që të kryesojë Bashkimin Evropian.
Më se 2,500 forca të policisë do të pozicionohen në vendet ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare, pasi disa grupe majtiste kanë paralajmëruar se do të shkelin ndalesën për protesta.
Kufizimet në trafik po ashtu mund të vërehen në pjesë të ndryshme të Athinës, në kohën kur zyrtarët grek po bëhen gati për të mirëpritur Presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Një ndalesë e tillë e protestave është vënë në fuqi edhe korrikun e kaluar nga ministri gjerman i financave Ëolfgang Schaeuble i cili viziton Athinën, si dhe në tetor kur kancelarja Angela Merkel qëndroi për pak orë në kryeqytetin helen.
Greqia e mori kryesimin e Bashkimit Evropian më 1 janar të këtij viti.
Edhe pse Greqia ka pranuar shumicën e fondit të shpëtimit prej 240 bilion eurove, ky shtet ende e ka tejet të lartë borxhin kombëtar, dhe ka 1 në 4 shtetas të papunë.
/Elta Liksenaj/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *