Greqia lehtëson kushtet e lejeqëndrimit për emigrantët

Greqia lehtëson kushtet e lejeqëndrimit për emigrantët

Qeveria greke ka hartuar një draft të ri ligjor për emigracionin, përmes të cilit synohet të lehtësohen kushtet që duhet të plotësojë një emigrant për sigurimin e lejes së qëndrimit në Greqi. Drafti përbëhet nga 20 ligje, 6 dekrete presidenciale dhe 42 amandamente që përbëjnë bazën për emigracionin e ligjshëm në shtetin helen. Ky amendament

Qeveria greke ka hartuar një draft të ri ligjor për emigracionin, përmes të cilit synohet të lehtësohen kushtet që duhet të plotësojë një emigrant për sigurimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

Drafti përbëhet nga 20 ligje, 6 dekrete presidenciale dhe 42 amandamente që përbëjnë bazën për emigracionin e ligjshëm në shtetin helen.

Ky amendament do të paraqitet për miratim në parlament ditët e para të shtatorit.

Pika më e rëndësishme e ligjit të ri është se leja e qëndrimit nuk do varet më nga ditët e punës të siguruara, mjafton të kesh një librezë shëndetësore për rinovimin e lejes së qëndrimit, pasi në ligjin aktual kërkoheshin 150-200 ditë pune të siguruara për një rinovim të tillë.

Përfitime të tjera nga ky draft do të kenë edhe poseduesit e lejes 10 vjeçare, të cilët do të përfitojnë automatikisht statusin e rezidentit afatgjatë, gjë e cila do t’u japi mundësinë emigranteve të shkojnë të punojnë edhe në vendet e tjera të Bashikimit Europian, kanë theksuar hartuesit e draftit.

Ndërsa ato që kërkojnë bashkim familjar nuk do kushtëzohen më nga të ardhurat vjetore që në ligjin e vjetër nuk duhet të ishin më pak se 10 200 euro.

Gjithashtu fëmijët që kanë lindur në Greqi apo shkollohen atje do të  marrin statusin rezidentë afatgjatë, e barabartë kjo me nënshtetësinë greke.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar