Greqia kthehet 50 vjet mbrapa

Greqia kthehet 50 vjet mbrapa

Instituti i Punës në Greqi  ka publikuar shifra tronditëse për ekonominë e vendit. Gazeta ‘’Eleftherotipia’’ e krahason ekonominë e Greqisë me vitet 1929-1933 të shekullit të kaluar. Fuqia blerëse ka rënë nga reduktimi dhe rritja e taksave me 37,2%.  Janë humbur mbi 37 milionë euro nga pagat e punëtorëve. Për sa I përket papunësisë, ajo

Instituti i Punës në Greqi  ka publikuar shifra tronditëse për ekonominë e vendit.

Gazeta ‘’Eleftherotipia’’ e krahason ekonominë e Greqisë me vitet 1929-1933 të shekullit të kaluar.

Fuqia blerëse ka rënë nga reduktimi dhe rritja e taksave me 37,2%.  Janë humbur mbi 37 milionë euro nga pagat e punëtorëve.

Për sa I përket papunësisë, ajo është kthyer në nivelet e 52 viteve më parë, pra të vitit 1961. Sipas ‘’Top Channel  papunësia në vitin 2014 do arrijë në 31.5%.

Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë janë ulur gjithashtu me 15 miliardë euro për katër vjet, ndërsa niveli i jetesës në vitin që vjen do të jetë 50% më i ulet se 6 vjet më parë. Konvergjenca e pagave reale krahasuar me mesataren e BE-së ka shkuar në nivelet e viteve 1980.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar