Greqia do ketë nevojë për ndihmë edhe pas vitit 2014

0

Greqia do të ketë nevojë për më shumë përkrahje financiare edhe pas vitit 2014, deklaron një zyrtar i lartë i eurozonës për një gazetë holandeze.

Joreon Dijsselbloem, holandezi që udhëheq takimet e ministrave të financave, të shteteve që e kanë euron si monedhë të tyre, u pyet për deklarimet e ministrit gjerman të financave, Wolfgang Schaeuble këtë javë.

Dijsselbloem tha: “problemet në Greqi nuk do të zgjidhen në vitin 2014, pra diçka më shumë duhet të ndodhë”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se deri në vitin 2015 duhen edhe 9 miliardë euro për Greqinë.

Dijsselbloem ka thënë se forma dhe masa e asistencës do të varet nga vazhdimi i reformave ekonomike që do të bëhen nga Greqia.

Sipas tij, politikanët evropianë i janë shmangur diskutimit të masave të reja buxhetore pasi ato  nuk janë fare të pëlqyera nga publiku.
/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here