Greqia dhe Kosova, bashkëpunim për rritjen ekonomike mes dy vendeve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim sekretarin e përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos. Në takim u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe shkëmbimit të përvojave

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim sekretarin e përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos.

Në takim u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe shkëmbimit të përvojave të mira në fushën e zhvillimit ekonomik.

Lluka njoftoi delegacionin e shtetit grek për projektin e parkut inovativ në Prizren.

“Kosova synon të bëhet qendër rajonale për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative”, tha ministri Lluka, duke premtuar se bizneset kosovare do të jenë prezentë në Forumin Ekonomik që do të mbahet në Athinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar