Greqi, vritet një polic nga të arratisurit e burgut Trikalas

Greqi, vritet një polic nga të arratisurit e burgut Trikalas

Një punonjës policie ka mbetur i vrarë në Greqi, dhe dyshohet se autorë janë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas. 5 persona të armatosur gjatë arratisjes së tyrë janë ndeshur në rrugë me një postbllok policie, të cilët kërkonin të kontrollonin të arratisurit. Kërkesave të tyre ata iu përgjigjen duke qëlluar disa herë me

Një punonjës policie ka mbetur i vrarë në Greqi, dhe dyshohet se autorë janë shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas.

5 persona të armatosur gjatë arratisjes së tyrë janë ndeshur në rrugë me një postbllok policie, të cilët kërkonin të kontrollonin të arratisurit. Kërkesave të tyre ata iu përgjigjen duke qëlluar disa herë me kallashnikov në drejtim të njërit prej policëve.

Nga plagat e rënda 37-vjeçari , babai i dy fëmijëve ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Ndërkohë, policia po vazhdon një operacion të gjerë për kapjen e të arratisurve. Muajt e fundit janë ndërmarrë disa operacione për të arratisurit e këtij burgu, të cilët shfaqen herë pas here në zona të ndryshme të Greqisë.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar