Greqi, vriten 2 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas

Greqi, vriten 2 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas

Vriten 2 nga 5 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi. Mediat greke njoftuan rreth orës 22.00 të së martës  se në një shkëmbim zjarri me policinë, mbetën të vrarë Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç. Operacioni për kapjen e 5 shqiptarëve të arratisur kishte nisur që në mëngjes me

Vriten 2 nga 5 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi. Mediat greke njoftuan rreth orës 22.00 të së martës  se në një shkëmbim zjarri me policinë, mbetën të vrarë Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç.

Operacioni për kapjen e 5 shqiptarëve të arratisur kishte nisur që në mëngjes me helikopterë dhe qen policie, ndërsa në mbrëmje  policia  greke shkëmbeu zjarr me personat e armatosur, ku  mbetën të vrarë dy shqiptarët.

Në 22 mars nga burgu i Trikalas u arratisën 11 shqiptarë, 3 prej të cilëve u kapën menjëherë, ndërsa 8 të tjerë, që nga ajo ditë janë endur nëpër zona të ndryshme të Greqisë ku herë pas herë janë përleshur dhe me policinë.

Ndërkohë që, më 30 mars gjatë një përleshjeje u vra Katerina Zogali, 25 vjeç, kalimtare rasti pranë vendit të ngjarjes dhe me 17 qershor, të arratisurit vranë një polic 37 vjeçar dhe çarmatosën patrullën e policisë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar