Greqi: Vdes shqiptari në qelinë e izolimit

0

Shqiptari Ylli Kareli, i cili pak ditë më pare vrau gardianin e burgut është gjetur i vdekur në qelinë e tij.

Raportimi erdhi nga mediat greke të cilat raportojnë se i dënuari është gjetur i vdekur në qelinë e izolimit pas mesnatës në burgun e Nigritës në Serres 30 km larg Selanikut, ku e kishin cuar pas krimit të kryer.

Sipas informacioneve të marra nga burgu i Nigritës ende nuk janë zbardhur shkaqet e vdekjes por cështjen e ka marrë në dorë hetuesia e cila për bazë do marrë kamerat e sigurisë së burgut.

Shqiptari ka qene i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Malandrinos në Greqinë Qëndrore.

Ai vrau rojen e burgut në një moment kur atij iu deklarua se i ishte anulluar kërkesa për leje.

“Nuk më lejoni të shkoj të shoh nënën time? Do t’ia marr jetën njërit prej jush” është shprehur i dënuari ku më pas i është hedhur rojes në fyt dhe i ka prerë fytin me një thikë.

Roja është dërguar menjëherë në spital por fatkeqësisht ka qenë e pamundur për ti shpëtuarjetën.

Ngjarja ndodhi në një moment kur në të gjitha burgjet e vendit janë marrë masa të jashtëzakonshme siguri e pasi ka pasur informacione

se po përgatiten protesta për të kundërshtuar projektligjin e ri të qeverisë për ndërtimin e burgjeve të sigurisë së lartë.

/Shkëndije Çurri/

 
 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here