Greqi, policia në ndjekje të të burgosurit shqiptar Ilir Kupa

0

Forcat special greke janë vënë në aksion për kapjen e shqiptarıt të arratisur nga burgu i Trikalas, Ilir Kupa. Mësohet se në të gjithë vendin janë ngritur postblloqe për kapjen e Kupës. Ndërsa ditën e djeshme policia greke ka vrarë Marian Kolën, një nga të arratisurit, i cili njihet ndryshe dhe si “truri” i të burgosurve.

Një ditë më parë, policia greke ekzekutoi të shumëkërkuarin shqiptar, Marian Kola, të arratisurin nga burgu i Trikalas  në vendin e quajtur Vrosina, 15 kilometra nga kufiri shqiptaro-grek, në Thesproti.  .

Sipas mediave greke më shumë se 500 forca policie po bëjnë krehjen e zones, ku ata u përballën dje me dy shqiptarët e arratisur, ku njëri mbeti i vrarë ndërsa Kupa dyshohet të jetë plagosur. Autoritete bëjnë të ditur se njolla gjaku të arratisurit Ilir Kupa janë gjetur në pyll dhe policia beson se ai nuk mund të jetë larguar shumë.

Të 11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, me 23 mars të këtij viti.  Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit.

/Laugert Qosja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here