Greqi, mundësia e rikthimit të pensioneve për minoritarët në Shqipëri

Greqi, mundësia e rikthimit të pensioneve për minoritarët në Shqipëri

Pensionet greke për minoritarët në Shqipëri ka gjasa të rikthehen. Lajmi është bërë i ditur nga media greke, iniciativë që mbështetet edhe nga PASOK i Evangelos Venizelos. Ndërkaq, kryeministri Samaras ka urdhëruar ministrin e Shetit dhe ministrin e Punës që të përgatisin amendimin e ligjit për rishikimin e kritereve që duhet të plotësojnë minoritarët për

Pensionet greke për minoritarët në Shqipëri ka gjasa të rikthehen. Lajmi është bërë i ditur nga media greke, iniciativë që mbështetet edhe nga PASOK i Evangelos Venizelos.

Ndërkaq, kryeministri Samaras ka urdhëruar ministrin e Shetit dhe ministrin e Punës që të përgatisin amendimin e ligjit për rishikimin e kritereve që duhet të plotësojnë minoritarët për të përfituar pensionin, bazuar në të dhënat e Institutit të Sigurimeve, OGA.

Një nga kriteret ishte qëndrimi i ligjshëm për 20 vjet në Greqi, por mund të ulet në 10 vjet dhe të ardhurat vjetore të mos e kalojnë 4 320 euro.

Sipas “Kalethinis”, në gjirin e minoritet grek në Shqipëri ka pasur pakënaqësi për ndërprerjen e pensioneve të minoritarëve të moshuar, pasi ato konsideroheshin një e ardhur tepër jetike jo vetëm për ta, por edhe për familjet e tyre në të dyja shtetet. Ndërkohë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar se kur do të çohet ky amendament në Parlamentin grek për miratim.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar