Greqi, fuqia blerëse për një vit bie 50 %

Greqi, fuqia blerëse për një vit bie 50 %

Një raport mbi ekonominë e Greqisë tregon se këtij vendi do t’i duhen të paktën 20 vjet që ta rikthejë normën e papunësisë në 10 për qind. Raporti i hartuar nga sindikata më e madhe në shtetin fqinj dhe i publikuar pjesërisht në të përditshmen “Kathimerini”, thekson se në vitin 2014 fuqia blerëse e grekëve do

Një raport mbi ekonominë e Greqisë tregon se këtij vendi do t’i duhen të paktën 20 vjet që ta rikthejë normën e papunësisë në 10 për qind. Raporti i hartuar nga sindikata më e madhe në shtetin fqinj dhe i publikuar pjesërisht në të përditshmen “Kathimerini”, thekson se në vitin 2014 fuqia blerëse e grekëve do të jetë 50 për qind më e ulët se sa ishte në 2008-ën.

Sipas vlerësimeve, prodhimi kombëtar grek aktualisht ka rënë në nivelet e vitit 1999. Pasojat e recensionit  ekonomik  të Greqisë kanë qenë të rënda edhe për ekonominë shqiptare, e cila ndikohet nga dërgesat e meigrantëve. Këto të fundit, kanë rënë me 30 për qind krahasuar me pikun e tyre në vitin 2007, nga 952 milionë euro në 675 milionë vitin e kaluar.

Rënia e fortë e dërgesave, si burim kryesor të ardhurash për financat e këtyre familjeve vlerësohet  si një nga arsyet kryesore për uljen e konsumit në vend.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar