Greqi, 9 vjet burg për Alket Rizai

Greqi, 9 vjet burg për Alket Rizai

Greqi, Gjykata e Apelit dënon me 9 vjet burg Alket Rizain për futjne e 213 gram heroinë në burg, në bashkëpunim me një oficer të burgut Malandrino. Ndërsa oficeri I.Margoni u dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burg. Mediat greke bëjnë me dije se vendimi është dhënë nën masa të rrepta sigurie, ku dhjetra

Greqi, Gjykata e Apelit dënon me 9 vjet burg Alket Rizain për futjne e 213 gram heroinë në burg, në bashkëpunim me një oficer të burgut Malandrino. Ndërsa oficeri I.Margoni u dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burg.

Mediat greke bëjnë me dije se vendimi është dhënë nën masa të rrepta sigurie, ku dhjetra oficerë kanë rrethuar ambjentet e Gjykatës.

“Më gjykoni mua, asnjë zyrtarë të burgut”-mësohet të jetë shprehur Alket Rizai gjatë seancës së sotme.

Sipas policisë më 21/42012 pas kontrollit të makinës së I.Margonit, i cili ishte nisur në drejtim të burgut të Malandrinos në ulësen e pasme është gjetur një pako me 213 gram heroinë, e cila ishte për shtetasin shqiptar, Alket Rizai.

Ndërkohë dy oficerët e tjerë janë shpallur të pafajshëm, pasi nga të dhënat rezultoi se nuk kanë patur dijeni për heroinën.

Prokurori theksoi se nuk ka të dhëna për një organizatë kriminale, gjithashtu tha se ka patur trafik droge dhe korrupsion, pasi në makinën e oficerit janë gjetur rreth 1.050 euro.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar