Qeveria greke ka rritur taksat dhe tatimet duke i përballur qytetarët grekë me një barrë të rëndë fiskale dhe tatimore. Qytetarët grekë nga taksat e papaguara i detyrohen qeverisë 61.4 miliardë euro. Drejtori i përgjithshëm i zyrës së statistikave në ministrinë e financave ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2013, qytetarët grekë nga mos pagimi
Qeveria greke ka rritur taksat dhe tatimet duke i përballur qytetarët grekë me një barrë të rëndë fiskale dhe tatimore. Qytetarët grekë nga taksat e papaguara i detyrohen qeverisë 61.4 miliardë euro.
Drejtori i përgjithshëm i zyrës së statistikave në ministrinë e financave ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2013, qytetarët grekë nga mos pagimi i taksave i detyrohen qeverisë 8.263 miliardë euro. Ndërsa shuma në total që qytetarët i detyrohen shtetit grek nga mospagimi i taksave. arrin shifrën e 61.4 miliardë euro
Për shlyerjen e borxhit ndaj qeverisë qytetarët grekë janë detyruar të shesin pronat e tyre si automjetet dhe shtëpitë me qëllim që të paguajnë detyrimet tatimore dhe taksat e prapambetura.
Megjithatë numri i qytetarëve grekë të cilët nuk arrijnë të paguajnë taksat e tyre është i madh.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *