Grekët kërkojnë trup gjykues për Julian Sinanaj

0

Autoritetet greke kanë kërkuar që të marrin në pyetje Julian Sinanajn, i njohur si vrasës me pagesë.Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se ditët e fundit, nga shteti fqinj ka mbërritur një letër-porosi, ku kërkohet që të merret në pyetje i dyshuari për kryerjen e disa atentateve në vendin tonë. Julian Sinanaj dyshohet se ka kryer edhe disa atentate në shtetin fqinj, në Selanik dhe Athinë.

Letra
Burime jozyrtare nga organi i akuzës sqarojnë se Prokuroria e Athinës ditët e fundit ka dorëzuar letër-porosinë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mësohet se në letër janë disa pyetje që i drejtohen Sinanajt, për dy ngjarje të ndodhura në Athinë dhe Selanik. Në letër-porosinë që autoritetet greke u kanë dorëzuar atyre shqiptare, kërkohet që i dyshuari si vrasës me pagesë të pyetet para një trupe gjyqësore, në mënyrë që dëshmia e tij të merret në cilësinë e provës materiale. Sinanaj do të merret në pyetje, seancë që do të bëhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të jenë të pranishëm edhe prokurorët shqiptarë që po merren me dosjen e tij.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here