Gramsh: Konflikti për pronën, plagoset 31-vjeçari

Gramsh: Konflikti për pronën, plagoset 31-vjeçari

Një tjetër ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethin e Gramshit ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti për pronën. Policia bën të ditur se autori i krimit, shtetasi Leonard Taçe, 42 vjeç, ka tentuar të vrasë me çifte 31-vjeçarin me inicialet K.S. 31- vjeçari nga të shtënat e shumta me armë

Një tjetër ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethin e Gramshit ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti për pronën.

Policia bën të ditur se autori i krimit, shtetasi Leonard Taçe, 42 vjeç, ka tentuar të vrasë me çifte 31-vjeçarin me inicialet K.S.

31- vjeçari nga të shtënat e shumta me armë ka marrë dëmtime në pjesën e kofshës dhe tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar