Grafiti, ekspozitë edhe në Shqipëri

Kushdo që shëtit nëpër Tiranë apo dhe mjaft qytete  të tjera të Shqipërisë, vëren se vitet e fundit janë tejmbushur me imazhe dekorative. Të njohur ndryshe si grafiti, këto imazhe lindën në Amerikën e viteve ’50 e tashmë konsiderohen pjesë e artit bashkohor. Por fatkeqësisht në Shqipëri, grafitet shihen ende si vandalizëm, ndaj një pjesë

Kushdo që shëtit nëpër Tiranë apo dhe mjaft qytete  të tjera të Shqipërisë, vëren se vitet e fundit janë tejmbushur me imazhe dekorative.

Të njohur ndryshe si grafiti, këto imazhe lindën në Amerikën e viteve ’50 e tashmë konsiderohen pjesë e artit bashkohor. Por fatkeqësisht në Shqipëri, grafitet shihen ende si vandalizëm, ndaj një pjesë e tyre janë prishur.

Është pikërisht kjo arsyeja që ka çuar në çeljen e ekspozitës më titull  “Arti i Rruges”.  Me ideator dhe realizues Ardian Isufi dhe Genc Përmeti të cilët i kanë fotografuar ndër vitë këto imazhe nëpër rrugë të ndryshme të vendit tonë.

“Gjithcka realizohet brenda 3-4 orë nga puna në grup”-shpjegojnë kuratorët e grafitit për të apasionuarit ndaj këtij arti.

Ashtu si cdo art tjetër edhe këto imazhe grafiti përcjellin mesazhe të ndryshme. Në të shumtën e rasteve ato prekin problemet sociale apo politike që janë prezent në Shqipëri.

Pjesa dërrmuese e tyre janë krijuar nga artistë të huaj, por mes tyre ka edhe dy grupime shqiptare.  Ajo që vlen për t’u theksuar është se  25 prej këtyre veprave mund të shihen edhe në galerinë e Universitetit te Arteve.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar