Grabitje me armë zjarri në Lezhë, vritet kryefamiljari

0

Një grabitje me armë me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur mesnatën e sotme në Lezhë.

Persona të paidentifikuar, që kishin shkuar për të grabitur në banesën e tij, kanë qëlluar mbi të zotin e shtëpisë pasi ky i fundit i ka ndjerë ata.

Ngjarja ndodhi në fshatin Merçi të Lezhës dhe policia ka rrethuar zonën për kapjen e autorëve.

Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e spitalit dhe po i nënshtrohet analizës mjeko-ligjore.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here