Një grabitje me forcë ndodhi ditën e djeshme në rrugën ‘Idriz Dollaku’ pranë zonës së Tregut Elektrik në Tiranë. Një i ri me motorr i ka grabitur me forcë vathët e floririt nga veshët një të moshuare në kryeqytet. Grabitja ndodhi vetëm 20 metra larg shtëpisë së të moshuarës në orët e mesditës. Duke folur
Një grabitje me forcë ndodhi ditën e djeshme në rrugën ‘Idriz Dollaku’ pranë zonës së Tregut Elektrik në Tiranë. Një i ri me motorr i ka grabitur me forcë vathët e floririt nga veshët një të moshuare në kryeqytet.
Grabitja ndodhi vetëm 20 metra larg shtëpisë së të moshuarës në orët e mesditës.
Duke folur për “News 24″gruaja rrëfen momentet e grabitjes si më poshtë:
“Shumë pranë shtëpisë sime, as 20 metra larg kaloi një djalë me motorr, unë takova një shoqe dhe po bëja muhabet, dhe ai bëri sikur i kishte defekt motorri. Unë takova shoqen dhe vijova rrugën, ai sa më pa mua që u nisa, u nis pas meje, dhe më kapi pas kokë dhe me shkuli vathët nga veshi. Unë bërtirta, ai iku, doli gjithë lagja, mua gati sa nuk më ra të fikët. Dy burra dolën nga shtëpia dhe e gjuajtën me tullë, por nuk e kapi, e kaloi kthesën iku me motorr. Nuk tentoi të merrte as çantën asgjë, vetëm vathët e floririt”.
Grabitësi është identifikuar nga policia dhe po punohet për arrestimin e tij.
Ndërkohë e moshuara thotë se mund ta identifikojë atë nëse e sheh.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *