Google sjell Nexus 7 në fund të korrikut

Google sjell Nexus 7 në fund të korrikut

Google do të lëshojë versionin e ri të tabletit të saj Nexus  7 ku me sa duket ka një datë të mundshme të debutimit të pajisjes së famshme në treg. Sipas një raporti të fundit, gjenerata e re e tabletit Nexus 7 do të debutojë para fundit të muajit korrik, dhe menjëherë pas lançimit zyrtar, përdoruesit

Google do të lëshojë versionin e ri të tabletit të saj Nexus  7 ku me sa duket ka një datë të mundshme të debutimit të pajisjes së famshme në treg. Sipas një raporti të fundit, gjenerata e re e tabletit Nexus 7 do të debutojë para fundit të muajit korrik, dhe menjëherë pas lançimit zyrtar, përdoruesit në Tajvan do të jenë të parët që do të mund ta blejnë atë.

Në kohët e fundit çmimi i modelit ekzistues të Nexus 7 është zbritur edhe më tej, gjë që nënkupton se Google është duke u përgatitur për të dal në treg me versionin e ri të Nexus 7.

Gjenerata e dytë e Nexus 7 thuhet se do të jetë pajisja e parë mobile e cila do të bazohet në Android 4.3 Jelly Bean, ndërsa tableti do të ketë ekranin me diagonale me 7 inç Full HD, me një rezolucion prej 1980 x 120 pikselëve.

Specifikat tjera të Nexus 7 përfshijnë edhe procesorin 1.5GHz Qualcomm Snapdragon 600 dhe 2GB RAM, ndërsa memoria e tabletit do të ofrohet në dy opsione, në 16GB ose 32GB.

Për më shumë, Nexus 7 do të shfaqet edhe me dy kamera, atë të përparme me 2 mega-piksel dhe një tjetër të pasme me 5 mega-piksel.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar