Google përkujton “Zonjën e Parë të Muzikës”

Google përkujton “Zonjën e Parë të Muzikës”

Google nderon sot në 95-vjetorin e saj “Zonjën e Parë të Muzikës”, ose e quajtur ndryshe si “Mbretëresha e Jazz”. Google, motori më i madh i kërkimit, hapet sot me një performancë të saj në skenë. “Zonja Ella”, siç njihet ndryshe, është një këngëtare amerikane e jazz-it me një vokal të fuqishëm. Ajo mbahet mend

Google nderon sot në 95-vjetorin e saj “Zonjën e Parë të Muzikës”, ose e quajtur ndryshe si “Mbretëresha e Jazz”. Google, motori më i madh i kërkimit, hapet sot me një performancë të saj në skenë.

“Zonja Ella”, siç njihet ndryshe, është një këngëtare amerikane e jazz-it me një vokal të fuqishëm. Ajo mbahet mend për tonin e saj të pastër, diksion i patëmetë, të folurit me intonacion dhe një divë e performancës në skenë.

Gjatë karrierës së saj 30-vjeçare ajo shiti mbi 40 milionë kopje, nxori 70 albume, fitoi 13 “Grammy Awards”, dhe ka marrë Medaljen Kombëtare të Arteve nga ish-presidenti Ronald Reagan, dhe medaljen Presidenciale të Lirisë, nga George W. Bush.

Ella është martuar dy herë  me Ray Brown. Çifti ati adoptuar një fëmijë. Problemet serioze shëndetësore shoqëruan vitet e fundit të jetës së saj. Ella Fitzgerald vdiq në vitin 1996 dhe u varros në Inglewood, Kaliforni.

Sot shënohet 95-vjetori i lindjes së saj dhe Google vendos ta nderoj “Zonjën e Parë të Muzikës”.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar