Google Glass me përditësime mjaft interesante

Google Glass me përditësime mjaft interesante

Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë të flitet për Google Glass, një risi tekonlogjike që po arrin një sukses të madh dhe është pritur mjaft mirë nga përdoruesit. Youtube është një mbështetës mjaft i mirë i këtij produkti. Së fundmi është prezantuar një aplikacion i ri i Google Glass. Aplikacioni njihet ndryshe me emrin “Fullscreen

Ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë të flitet për Google Glass, një risi tekonlogjike që po arrin një sukses të madh dhe është pritur mjaft mirë nga përdoruesit. Youtube është një mbështetës mjaft i mirë i këtij produkti. Së fundmi është prezantuar një aplikacion i ri i Google Glass. Aplikacioni njihet ndryshe me emrin “Fullscreen BEAM”. Ky aplikacion i krijon mundësinë përdoruesit të bëjnë video me syzet Google Glass dhe duke e shikuar të favorshme mundësinë mbështetëse që i ka krijuar YouTube për ngarkesën dhe shpërndarjen e videos. Ky sistem u lejon përdoruesve ta shkëmbejnë videon me të tjerët apo ta mbajnë privatisht.

Google Glass është si një aparat fotografik, ku mund të nxjerri foto, të regjistroi video si dhe ju krijon mundësinë të lundroni në internet, të çatoni dhe të shkruani tekste nëpërmjet komandave vokale.

Çdo funksion që ju kryeni do ta shikoni në një ekran të vënë përpara jush. Google Glass ju shfaq përpara syve një ekran ku ekuivalenti i tij prej 25-inch me definicion të lartë  të pasqyruar tetë metra larg e bën të papërshkrueshëm përdorimin e kësaj pajisje mjaft interesante. Thjeshtëson akoma më shumë përdorimin e çdo mundësie që ju krijohet nëpërmjet Laptopit apo Smartphonit tuaj.

Google dëshiron të shkojë sa më larg me këtë produkt dhe përsëri do të ketë risi të reja. Me efikasitetin e tyre të aftësisë së nxjerrjes së fotove, Google Glass mundet që edhe të shtojë rezolucionin e tyre.

/Altin Tufa/

35339166-11_610x435

35339166-2_610x435

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar