Google, çfarë kërkuam më shumë gjatë 2021?

0

Lista e gjërave më të kërkuara në Google për vitin 2021 kryesohet nga Squid Game dhe senatori amerikan, Bernie Sanders.

Në këtë listë trendesh, seriali korean udhëhoqi kërkimet e shfaqjeve televizive. Dorashkat e senatorit, Bernie Sanders gjatë inaugurimit të Presidentit Joe Biden arritën kulmin gjatë muajit janar. Fotot gazmore ose “meme” për dorashkat u kthyen në hit kërkimesh, shkruan CNN.

Fansat e kriketit në Indi ngulmuan që skuadra e tyre kombëtare të udhëhiqte 2021 pasi një tjetër nga fjalët më të kërkuara është “Australia kundër Indisë”. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dominoi sporti i cili u përfaqësua nga “Euro 2021”. Në listën e gjërave më të kërkuar, renditej edhe futbollisti Christan Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes së Danimarkës me Finlandën.

“Kur do të mbarojë karantina?” ishte pyetja që kryesonte listën e të gjitha fjalive pyetëse që fillojnë me “kur”. 5 gjërat më të kërkuara globalisht u dominuan nga sporti: Australia kundër Indisë, ndjekur nga India kundër Anglisë, Premier Liga Indiane, NBA dhe Euro 2021. Mes termave, ndodhen gjithashtu fjalët “Afganistan” dhe “vaksina Covid”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here