Godelli na nderon me ar

Peshngritësi i kombëtares shqiptare, Daniel Godelli, ka arritur të fitojë një medalje ari dhe dy bronzi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Sportisti arriti të ngrejë 180 kilogram në stilin e shtytjes, duke u shpallur kampion Evrope në kategorinë deri në 69 kilogramë.   Medaljet

Peshngritësi i kombëtares shqiptare, Daniel Godelli, ka arritur të fitojë një medalje ari dhe dy bronzi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Sportisti arriti të ngrejë 180 kilogram në stilin e shtytjes, duke u shpallur kampion Evrope në kategorinë deri në 69 kilogramë.

 

godelli

Medaljet e bronzit i mori në stilin e shkëputjes dhe në dy garësh. Në stilin e shkëputjes arriti të ngrejë 145 kilogram, ndërsa në dygarësh arriti të pozicionohej në vendin e tretë, pasi në total pesha e ngritur prej tij ishte 325 kg.

Ndërkohë, për femra Romela Begaj arriti të zërë vendin e tretë. Peshëngritësja shqiptare ishte një nga pretendentet për të marrë medaljen e arit. Nga 6 provat e saj, Begaj arriti të kalojë vetëm 2 prej tyre, nga një për secilin stil, duke qenë larg çdolloj pritshmërie.

Gjithsesi, bashkë me tre medaljet e marra nga Godelli, Shqipëria e mbyll këtë kampionat me 6 medalje në total, 5 bronzi dhe vetëm një ari. /Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar