Gjykata vendos sot për Xhaminë e Namazgjasë

Gjykata vendos sot për Xhaminë e Namazgjasë

Gjykata e Tiranës vendos sot nëse do të ndërtohet Xhamia e Madhe e Namazgjasë apo jo. Procesi gjyqësor i sotëm zhvillohet pas padisë së bërë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare-INA. Në kërkesëpadinë e këtij instituti kërkohet ‘‘Shfuqizimi i Vendimit NR.2. datë 29.0.2013 për miratimin e dhënies së “Lejes zhvillimore e komplekse për Xhaminë e Namazgjasë”’’.

Gjykata e Tiranës vendos sot nëse do të ndërtohet Xhamia e Madhe e Namazgjasë apo jo.

Procesi gjyqësor i sotëm zhvillohet pas padisë së bërë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare-INA. Në kërkesëpadinë e këtij instituti kërkohet ‘‘Shfuqizimi i Vendimit NR.2. datë 29.0.2013 për miratimin e dhënies së “Lejes zhvillimore e komplekse për Xhaminë e Namazgjasë”’’. Kjo pasi, sipas tij, leja është dhenë në kundërshtim me procedurat e parashikuara në ligj.

Instituti i Çështjeve Kombëtare-INA kërkon nga gjykata masë të përkohshme për sigurimin e padisë, ku të urdhërojë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zaptimin e trotuareve publikë nga subjektet e ndërtimit në kufijtë me këtë pronë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do ta bëjë të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga kjo gjykatë.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar