Gjykata e Tiranës dënon FSHF-në me gjobë, për pengim të procesit gjyqësor.

Gjykata e Tiranës dënon FSHF-në me gjobë, për pengim të procesit gjyqësor.

Gjykata ka dënuar me 700 mijë lekë gjobë Presidentin e FSHF-së Armand Dukën, si dhe drejtuesit e Federatës për pengim të procesit gjyqësor lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2. Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare.

Gjykata ka dënuar me 700 mijë lekë gjobë Presidentin e FSHF-së Armand Dukën, si dhe drejtuesit e Federatës për pengim të procesit gjyqësor lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale me qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2.

Kjo është humbja e tretë e Armand Dukës në përballjen me drejtësinë shqiptare. Më herët Gjykata do t’i jepte të drejtë kryebashkiakut Veliaj për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës duke rrëzuar Dukën.

Sot, Gjykata e Tiranës vendosi që të pranojë kërkesën për pezullim të zgjedhjeve për FSHF në të gjithë vendin, deri në shqyrtimin e plotë të dosjes voluminoze për trukimin e rezultatit nga ana e FSHF me qëllim rizgjedhjen e Dukës dhe për një mandat të 6-të.

Entela Çapo

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar