Gjykata e Apelit pezullon përkohësisht çështjen e 21 janarit

Gjykata e Apelit ka pezulluar përkohësisht procesin gjyqsor të  çështjen së 21 janarit. Pezullimi u bë me kërkesë të prokurorit të çështjes Shkëlqim Hajdari për rërjashtimin e relatorit Astrit Haxhialushi. Sipas prokurorit Astrit Haxhialushi ka qenë anëtar i trupit gjykues ndaj të pandëhurit Fetah Meta, i cili ka qenë pjesmarrës në protestën e e 21

Gjykata e Apelit ka pezulluar përkohësisht procesin gjyqsor të  çështjen së 21 janarit. Pezullimi u bë me kërkesë të prokurorit të çështjes Shkëlqim Hajdari për rërjashtimin e relatorit Astrit Haxhialushi.

Sipas prokurorit Astrit Haxhialushi ka qenë anëtar i trupit gjykues ndaj të pandëhurit Fetah Meta, i cili ka qenë pjesmarrës në protestën e e 21 janarit dhe ka dhënë vendim për të.

Pas kërkesës së prokurorit kjo çështje është pezulluar përkohësisht derisa një trupë tjetër gjyqore të vendosë për kërkesën e prokurorit.

Në seancën e ditës së sotme mungonin dy të akuzuarir Ndrea Prendi dhe Agim Lupo, të cilët u përfaqësuan nga avokatët e tyre.

Më parë gjykata caktoi dhe dy anëtarë të rinj, Ervin Metalla dhe Evgjeni Sinomeri, si pjesë të trupës gjygjsore që do të shqyrojë çështjen e 21 janarit pas dorëheqjes së Agron Pajani dhe përjashtimit të Fatos Qatos.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar