Gjumi i mirë të mbron zemrën dhe shëndetin

0

Gjumi është një nga proceset më të rëndësishme jetësore të organizmit tonë, duke qenë i tillë, një studim më i fundit i vë vulën çështjes se sa orë gjumë duhet të flemë….

Të flesh 8 orë gjumë është një bekim për mirëqenien tonë. Një gjumë i mirë ka fuqinë të rikarikojë energjitë tona, përmirëson humorin, mbron shëndetin e zemrës dhe sistemin tonë imunitar dhe bën që të keni një jetë të shëndetshme.. Sigurisht që me jetën frenetike që bëjmë, të flesh shumë dhe mirë është pak luks. Ndërkaq, është mjaft e vërtetë që mungesa e gjumit influencon negativisht mbi jetën tonë dhe për këtë arsye është thelbësore që të bëjmë sa të mundemi që të flemë sa më mirë.

Sipas një studimi të gjerë, këshillat e zakonshme për stërvitje, dietë dhe lënien e alkoolit apo cigares janë të dobishme, por shpëtohen më shumë jetë nëse njerëzit do të flenë gjumë mjaftueshëm.

Shumë probleme të zemrës mund të shmangen ose të paktën të shtyhen me anë të gjumit, sipas kërkuesve shkencorë holandezë, të cilët kanë vëzhguar përgjatë 10 viteve 14000 raste të arresteve kardiake.

Në fund të studimit, u pa se njerëzit që nuk konsumonin alkool, nuk pinin duhan, stërviteshin rregullisht dhe ushqeheshin mirë ulnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 57%. Por, nëse këtyre 4 zakoneve të mira i shtohej edhe gjumi i mjaftueshëm, atëherë rreziku ulej me 83%.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here