Gjuhëtarët “të ndarë” për shqipen standarde

0

Gjuhëtarët ndajnë qëndrime të ndryshme lidhur me diskutimet për ndryshimet në shqipen standarde.

Këshilli Akademik për Gjuhën, pas shumë hezitimesh, ka vendosur që më 14-16 prill të mblidhet për të shqyrtuar propozimet e dy grupeve të punës, të Tiranës dhe të Prishtinës.

Çështjet më të diskutuara për këtë ndryshim janë rënia e “ë”-së së patheksuar dhe afrimi i shqiptimit me shkrimin.

“Kjo mbledhje vijon, pasi pjesa e dytë e projektit është diskutuar nga grupi i Drejtshkrimit të Tiranës pranë këtij Këshilli. Në këtë mbledhje unë nuk qëndrova sepse nuk u pajtova me mënyrën e zgjedhjes, jo me mirëkuptimin e problemeve”, është shprehur gjuhëtari Rami Memushaj.

Ai ka shqipëruar tashmë edhe fjalën Promemorie (Përkujtesë), të cilën ia ka nisur të dyja akademive, si në Tiranë ashtu edhe në Kosovë, si shenjë simbolike kundër ndryshimeve. /Klaudia Koçi/

 

shqipja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here