Gjuha kineze, lëndë me zgjedhje këtë vit akademik

Gjuha kineze, lëndë me zgjedhje këtë vit akademik

Drejtuesit e Universitetit të Tiranës nënshkruan për herë të parë marrveshjen për bashkëpunim me qeverinë kineze për hapjen e një institutiti me qëllim futjen e gjuhës kineze në sistemin tonë arsimor. “Marrëveshja për hapjen e Institutit është rezultat i një bashkëpunimi të gjatë midis Ministrisë Shqiptare të Arsimit dhe asaj Kineze. Gjuha kineze do të

Drejtuesit e Universitetit të Tiranës nënshkruan për herë të parë marrveshjen për bashkëpunim me qeverinë kineze për hapjen e një institutiti me qëllim futjen e gjuhës kineze në sistemin tonë arsimor.

“Marrëveshja për hapjen e Institutit është rezultat i një bashkëpunimi të gjatë midis Ministrisë Shqiptare të Arsimit dhe asaj Kineze. Gjuha kineze do të jetë lëndë me zgjedhje, duke filluar nga shtatori, në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Shkencave të Natyrës. Më pas, sipas kërkesave dhe nevojave do të shtrihet dhe në fakultetet e tjera të UT”, deklaroi rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Në shtator do ngrihet instituti “Konfuci”, i cili ka synim promovimin e gjuhës dhe kultutës kineze. Instituti do të ndërtohet në godinën e rektoratit të Universitetit të Tiranës. Ky projekt këtë vit do të jetë pjesë e programit të Fakultetit Ekonomik dhe të Shkencave të Natyrës. Ende nuk dihet numri i mësuesve që do të punësohen, por mendohet që si fillim të jenë 10. Duke filluar nga viti i ri akademik gjuha kineze do të jetë lëndë me zgjedhje jo vetëm në Fakultetin ekonomik dhe Shkencave të Natyrës, por do të shtrihet edhe në fakultetet e tjera .

Kjo marrveshje ka disa prioritete si promovimi  gjuhës kineze, shkëmbimi  kulturave, trajnimi i lektorëvë të gjuhës kineze si dhe administimi i teksteve si dhe certifikimi i kësaj gjuhe për mësuesit.

Idetë për futjen e gjuhës kineze si gjuhë të dytë janë hedhëur që në vitin 2012. Ministri Tafaj u shpreh se kinezçja nuk do jetë vetëm një gjuhë e dytë por studentët do të kenë mundësi të kenë gati vendin ku do e mësojnë këtë gjuhë. Ai tha se kemi shqiptar që e njohin  mirë gjuhën kineze dhe që nga ana tjetër kemi shumë student kinez që studiojnë në UT-ës, gjë që na lë të nënkuptojmë se mësuesit mund të jenë shqiptarë dhe kinez. Në takimet që ka zhvilluar ministri i Arsimit me homologun e tij  kinez Yuan Guiren, kanë diskutuar edhe per rritjen e bursave të mësuesve dhe nxënësve.

/Erta Troci/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar