Gjosha takon Gaiani: Qeveria e përkushtuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Gjosha takon Gaiani: Qeveria e përkushtuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha takoi sot Ambasadorin e Republikës Italiane në vendin tonë, z. Massimo Gaiani. Ajo ka falënderuar ambasadorin italian për kontributin e vazhdueshëm që Italia ka dhënë për zhvillimin e Shqipërisë dhe për avancimin e rrugës së saj drejt BE-së. Në njoftimin e e shpërndarë nga zyra e Ministrisë së Integrimit

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha takoi sot Ambasadorin e Republikës Italiane në vendin tonë, z. Massimo Gaiani.

Ajo ka falënderuar ambasadorin italian për kontributin e vazhdueshëm që Italia ka dhënë për zhvillimin e Shqipërisë dhe për avancimin e rrugës së saj drejt BE-së.

Në njoftimin e e shpërndarë nga zyra e Ministrisë së Integrimit shkruhet se, “Ministrja vlerësoi rolin dhe kontributin e Italisë, e cila sipas saj ka qenë një partnere shumë e mirë dhe një avokate e shkëlqyer të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Gjatë bashkëbisedimi ministrja Gjosha e njohu ambasadorin me objektivat e punës se Ministrisë së Integrimit Evropian, duke theksuar forcimin e bashkëpunimit me të gjitha hallkat e Bashkimit Evropian. Gjithashtu Gjosha e njohu ambasadorin me programin e qeverisë për integrimin lidhur me përmbushjen e prioriteteve dhe rekomandimeve të BE-së me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Ndërkohë ambasadori z. Massimo Gaiani, duke e uruar znj. Gjosha për detyrën e re mjaft të rëndësishme e garantoi atë për përkrahjen, mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të Italisë.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar