Gjosha për progress-raportin: Plotësimi i 5 prioriteteve për anëtarësimin në BE, sfida e ardhshme

Në një dalje publike para mediave Ministrja e Integrimit, Klaudja Gjosha e cilësoi sfidë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Një ditë pas publikimit të progres-raportit,në deklaratën e saj, ministrja Gjosha theksoi se kjo do të bëhet e mundur vetëm përmes plotesimit të 5 prioriteteve kyçe. “Siç citohet në progres raport Shqipëria ka

Në një dalje publike para mediave Ministrja e Integrimit, Klaudja Gjosha e cilësoi sfidë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Një ditë pas publikimit të progres-raportit,në deklaratën e saj, ministrja Gjosha theksoi se kjo do të bëhet e mundur vetëm përmes plotesimit të 5 prioriteteve kyçe. “Siç citohet në progres raport Shqipëria ka bërë hapa para, por duhet të jemi të vetëdijshëm që puna që na pret është edhe më e madhe. Procesi i integrimit realizohet hap pas hapi dhe kërkon kohë”- u shpreh Gjosha.

Ministrja u kërkoi palëve politike të vendosin axhendën e integrimit mbi axhendën partiake dhe shtoi se qeveria mbetet e hapur për dialog me opozitën.

“Jemi shumë të hapur për dialog me opozitën dhe kemi ftuar shpesh herë sepse vendi ku zhvillohet dialogu politik është parlamenti. Është vendi ku duhet bërë gjithë dialogu politik. Jemi të hapur për të diskutuar çështje konkrete. Që qeveria të ndërmarrë reforma konseusale ka nevojë për opozitën. Reforma në drejtësi ka treguar që nuk është e pa mundur që palët të ulen së bashku. Ne do ecim me ritme te shpejta e gjithë kjo kërkon konsensus dhe dialog. Parlamenti ka nevojë për një debat real për të gjetur të mesmen më të mirë për të ndërmarrë reformat dhe vendimet e qeverisë”- u shpreh Gjosha

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar