Gjosha: Do vijojmë me reformat për integrim

0

Komisioni për Integrimin Europian ka zhvilluar një seancë dëgjimore me ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha në lidhje me buxhetin e vitit 2014.

Ministra Gjosha theksoi se do të vijojë puna për të çuar përpara  progresin për marrjen e statusit në qershor. “ Fryma pozitive e qeverisë do të vazhdojë, sepse integrimi  është një prioritet kombëtar”, deklaroi Gjosha.

Përsa i përket buxhetit për ministrinë e Integrimit, Gjosha theksoi se është modest krahasuar me ministritë e tjera, por me një rritje prej 65 % krahasuar me atë të vitit 2013-të.

Ndërkohë kryetarja e komisionit Majlinda Bregu fajësoi qeverinë për shtyrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Dje humbëm atë që Komisioni Europian e kishte konfirmuar dy herë në tetor. Duhet të kuptojmë se çfarë mesazhi çoi qeveria e re, që u shty statusi për vendin kandidat të  BE-së”, u shpreh ajo.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here