Gjobat e CEZ, reagon kryetari i Dhomës së Tregtisë: Abuzive dhe të dëmshme për biznesin

Gjobat e CEZ, reagon kryetari i Dhomës së Tregtisë: Abuzive dhe të dëmshme për biznesin

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, akuzon CEZ Shpërndarje se po abuzon me gjobvëniet ndaj sipërmarrësve. Me anë të një deklarate publike ai i ka bërë htirrje drejtuesve të CEZ-it të heqin dorë nga kjo lloj praktike e dëmshme për biznesin dhe të marrin masa për përmirësimin e shërbimeve. Sipas

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, akuzon CEZ Shpërndarje se po abuzon me gjobvëniet ndaj sipërmarrësve.

Me anë të një deklarate publike ai i ka bërë htirrje drejtuesve të CEZ-it të heqin dorë nga kjo lloj praktike e dëmshme për biznesin dhe të marrin masa për përmirësimin e shërbimeve.

Sipas tij, logjika e përdorur në vënien e këtyre gjobave nuk qëndron, pasi bëhet fjalë për vonesa të CEZ-it në shpërndarjen e faturave që më pas u faturohen klientëve si kamatvonesa. Jaka thotë se faturat e gjobave të padrejta përmbajnë shifra marramendëse dhe përfshijnë në mënyre abuzive shuma të papaguara prej 6 vitesh.

Ai e konsideron shqetësues këtë fenomen sidomos në situatën aktuale kur sipërmarrja në vendin tonë po vuan pasojat e krizës së kredive.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar