Gjirokastra rrezikon statusin e saj në UNESCO

Gjirokastra rrezikon statusin e saj në UNESCO

Specialistë e trashëgimisë kulturore shprehen të shqetësuar për atë që po përballet së fundmi qyteti i Gjirokastrës. Ndërtimet e shumta  pa leje në zonën muzeale të Gjirokastrës rrezikojnë që ajo të humbasë  statusin e saj në UNESCO. Në takimin e fundit të mbajtur në  Kamborxhias vlerësohet se qyteti i gurtë nuk përmbush kriteret që UNESCO

Specialistë e trashëgimisë kulturore shprehen të shqetësuar për atë që po përballet së fundmi qyteti i Gjirokastrës.

Ndërtimet e shumta  pa leje në zonën muzeale të Gjirokastrës rrezikojnë që ajo të humbasë  statusin e saj në UNESCO.

Në takimin e fundit të mbajtur në  Kamborxhias vlerësohet se qyteti i gurtë nuk përmbush kriteret që UNESCO ka vendosur për ruajtjen e saj si pjesë ë trashgimishë kulturore

Për intelektualin dhe shkrimtarin Thanas Dino problem mbetet zbatueshmëria e ligjit dhe papërgjegjshmëria e institucioneve për të mbrojtur vlerat muzeore të këtij qyteti me një vlerë të madhe historike.

Deri tani në këtë zonë muzeale të Gjirokastrës numërohen rreth 245 ndërtime pa leje.

Kjo situatë vazhdon e tillë ndër vite, por mbetet ende mister se pse asnjëherë nuk është ndërhyrë asnjëherë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Nga ana tjetër prej kohësh në këtë qyte janë denoncuar jo pak raste kur është dëmtuar zona muzeale, por institucionet nuk kanë bërë asgjë për ti mbrojtur.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar