Gjirokastra rrezikon mbrojtjen nga UNESCO

Auron Tare, specialist i Monumenteve të Kulturës, jep alarmin se qyteti i gurtë i Gjirokastrës rrezikon përfundimisht mbrojtjen nga UNESCO.  Arsyeja e vetme e këtij fakti është se monumentet e kulturës në vendin tonë po e humbasin pamjen dhe vlerat e tyre çdo ditë e më shumë pasi janë bërë të shpeshta ndërhyrjet në ndërtim.

Qyteti i Gjirokastrës për vite me radhë është dëmtuar nga neglizhenca e mirëmbajtjes dhe nga projektet e ndërtimeve. Gjithashtu Tare akuzon drejtpërsëdrejti Ministrinë e Kulturës pasi të gjitha këto energji ndryshimi nuk po realizohen në drejtimin e duhur, por në formën e gabuar duke e dëmtuar gjithmonë e me shumë qytetin muze.

Njëkohësisht ai i konsideron nismat e tilla jashtë çdo logjike të mirëpranuar për arsye se kjo dukuri ka vite që po zbatohet.

“Zona muzeale e Gjirokastrës ka një lloj statusi, dhe ka pranuar ca rregulla të caktuara. Nuk mund të prishet zona muzeale. Trashëgimia nuk është politike, por fatkeqësisht po përfshihet politika”, tha Tare në fjalën e tij.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar