Gjirokastër: Spitali pa medikamente

Gjirokastër: Spitali pa medikamente

Gjatë ditëve të  fundit ku termometri shënon 38 gradë C, Spitali Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, vuan mungesën e serumeve. Kambana e alarmit për mungesën e medikamenteve në këtë spital është dhënë mjaft herë nga pacientët, të cilët detyrohen t’i blejnë vetë çdo medikament që mungon në këtë institucion për hir të shpëtimit të jetës.

Gjatë ditëve të  fundit ku termometri shënon 38 gradë C, Spitali Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, vuan mungesën e serumeve.

Kambana e alarmit për mungesën e medikamenteve në këtë spital është dhënë mjaft herë nga pacientët, të cilët detyrohen t’i blejnë vetë çdo medikament që mungon në këtë institucion për hir të shpëtimit të jetës.

Medikamentet nuk gjenden dhe janë me pakicë, ndërkohë që rastet në urgjencë të të moshuarve apo fëmijëve që kërkojnë trajtim me serume, janë të shpeshta ditët e fundit.

Mjeku i urgjencës Hysni Lluka thotë se situata është tejet kritike pasi bëhet fjalë jo për një rast të lokalizuar, por për një sërë rastesh që kërkojnë trajtim të domosdoshëm dhe ndërhyrje ambulatore me serume.

Vonesa nga firma që ka fituar tenderin, është arsyeja e vetme e mungesës totale të serumeve ndërkohë që tenderët janë kryer në kohën kur ky spital, drejtohej nga LSI.

Ajo çka është thelbësore është fakti që një spital rajonal si ai i Gjirokastrës që mbulon Tepelenën, Përmetin, Gjirokastrën e shumë herë edhe Sarandën e Delvinën, nuk duhet të vuajë mungesën e medikamenteve, pasi çdo jetë është e shtrenjtë.

/Sonila Duka/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar