Gjirokastër, koncerti folklorik bashkon artistët shqiptarë dhe grekë

Gjirokastër, koncerti folklorik bashkon artistët shqiptarë dhe grekë

Në Gjirokastër është zhvilluar koncerti “Forcimi i Rrënjëve të Përbashkëta nëpërmjet Bashkëpunimit Kulturor” mes Shqipërise dhe Greqisë, financuar nga Bashkimi Evropian. Zana Çela,drejtuese e këtij projekti, është shprehur se ky aktivitet ka për qëllim të promovojë trashëgiminë, vlerat e kulturave kombëtare dhe rajonale, lidhjet historike, destinacionet turistike, si dhe potencialet e përbashkëta me vendet fqinje.

Në Gjirokastër është zhvilluar koncerti “Forcimi i Rrënjëve të Përbashkëta nëpërmjet Bashkëpunimit Kulturor” mes Shqipërise dhe Greqisë, financuar nga Bashkimi Evropian.

Zana Çela,drejtuese e këtij projekti, është shprehur se ky aktivitet ka për qëllim të promovojë trashëgiminë, vlerat e kulturave kombëtare dhe rajonale, lidhjet historike, destinacionet turistike, si dhe potencialet e përbashkëta me vendet fqinje.

Koncerti solli përpara spektatorëve folklorin e krahinave të ndryshme të të dy vendeve.Gjithashtu në disa raste kenga u shoqërua me valle në skenën e vendosur në sheshin e Çerçizit. Në concert është paraqitur dhe një panair, ku artizanë shqiptare dhe greke ekspozuan punime artistike.

Ndërkohë ky koncert përveçse në Gjirokastër do të shfaqet edhe në qytetin e Tepelenës dhe  të Përmetit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar