Gjirokastër, humbin jetën 2 turistë polakë

Gjirokastër-Dy turistë polakë kanë humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në një aksident rrugor në afërsi të aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të fshatit Sofratikë. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit, kur makina e tipit Ford ka dalë nga rruga gjatë udhëtimit. Mangdalena Mari Furtak, 32 vjeç dhe Monika Lizska, 36

Gjirokastër-Dy turistë polakë kanë humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në një aksident rrugor në afërsi të aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të fshatit Sofratikë.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit, kur makina e tipit Ford ka dalë nga rruga gjatë udhëtimit.

Mangdalena Mari Furtak, 32 vjeç dhe Monika Lizska, 36 vjeç janë viktimat, të cilët kanë humbur  jetën menjëherë pas aksidentit. Nga ana tjetër fëmija 9 vjeç  i njërës prej viktimave ndodhet jashtë rrezikut në spital. Në spital ndodhet edhe drejtuesi i automjetit, Hajredin Qyshka, 60 vjeç nga Shkodra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet, ndërkohë që nuk bëhen me dije rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar