Gjirokastër, Berisha inaguron rrugën Llongo-Koshovicë

Gjirokastër, Berisha inaguron rrugën Llongo-Koshovicë

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka inaguruar në Gjirokastër rikonstruksionin e aksit rrugor Llongo-Koshovice. Rikonstruksioni i rrugëa është financur nga OFID dhe qeveria shqiptare. Gjithashtu pjesë e këtij investimi ka qenë një segment prej 270 m që lidh fshatin Koshovicë me piken kufitare me Greqinë, duke ditur që në perspektive do të ketë një pikë

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka inaguruar në Gjirokastër rikonstruksionin e aksit rrugor Llongo-Koshovice.

Rikonstruksioni i rrugëa është financur nga OFID dhe qeveria shqiptare. Gjithashtu pjesë e këtij investimi ka qenë një segment prej 270 m që lidh fshatin Koshovicë me piken kufitare me Greqinë, duke ditur që në perspektive do të ketë një pikë kufitare me palën greke.

Pas rikonstruksionit të plotë rruga është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme inxhinierike, me shtresat asfaltike,  muret mbajtës, bordura bankinat anësore si dhe sinjalistika horizontale dhe vertikale.

Pjesë e këtij investimi kanë qenë edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i tre urave të vogla që ndodhen në aksin e rrugës. Më pas në orën 12:30, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me gazetarët tek Kalaja në Gjirokastër. Ndërsa në orën 19:30 Kryeministri Berisha do të prezantojë kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Gjirokastër.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar