Gjiknuri: Verifikim konçesionit të Uzinës së Bakrit në Rubik

0

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka urdhëruar verifikimin e proçedurave të dhënies me konçesion të Uzinës së Rafinimit të Bakrit në Rubik. Urdhër i dhënë në kuadër të transparencës për të analizuar kontratat konçensionare të firmosura nga qeveria e mëparshme.

Sipas burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëhet me dije se kontrata konçesionare është lidhur nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në dt.17.12.2012, dhe ka pasur objekt Ristrukturimin e Uzinës për Prodhimin e Ferrokromit me konçesion të formës “ROT”.

Ndërkohë,  Ministria përmes një njoftimi sqaron se nisur edhe nga denoncimet e vazhdueshme që janë bërë në media, auditi do të analizojë proçedurën e ndjekur për dhënien me konçesion dhe  në rast shkeljesh do të evidentojë personat përgjegjës duke merren masat ligjore.

 /Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here