Gjiknuri takon përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve

0

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri takoi përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve, Z.Kol Nikollaj dhe Taf Koleci. Në këtë takim ministri foli për masat e marra në kuadër të kontrollit të ushtruar në rajonin krom mbajtës të Bulqizës.

Ndërkohë përfaqësuesit e minatorëve përshëndetën dhe shprehën mbështetjen e tyre për masat e marra nga ministria në rajonin krom mbajtës të Bulqizës. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, shqetësimi i vetëm i minatorëve që kanë nisur një grevë urie, ka të bëjë me çështjen e trajtimit me pagesë për periudhën gjatë të cilës subjektet do të jenë në kushtet e pezullimit të aktivitetit prodhues.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e minatorëve dhe ministri diskutuan mbi gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e këtyre pagesave . Ministri deklaroi se; “Të gjitha subjektet do të jenë të detyruara të trajtojnë me pagesë punëtorët në zbatim të Kodit të Punës dhe detyrimeve që lindin prej kontratave të punës.”

Gjithashtu pritet që përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe të sindikatës së minatorëve të udhëtojnë  nesër drejt  Bulqizës për të takuar minatorët e ngujuar në grevën e urisë.

 /Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here