Gjiknuri: Shtyhet ligji për energjinë e rinovueshme

Ministri i Energjetikës,  Damian Gjiknuri ka kërkuar rishikimin dhe plotësimin e projektligjit për energjinë e rinovueshme sipas standarteve të Bashkimit Evropian. Gjatë diskutimit të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme” në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit , Gjiknuri kërkoi shtyrjen e hyrjes në fuqi të tij,

Ministri i Energjetikës,  Damian Gjiknuri ka kërkuar rishikimin dhe plotësimin e projektligjit për energjinë e rinovueshme sipas standarteve të Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.138/2013, “Për burimet e energjisë së rinovueshme” në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit , Gjiknuri kërkoi shtyrjen e hyrjes në fuqi të tij, deri në muajin janar të vitit 2015 me argumentin se  qeveria e kaluar nuk ka bërë një plan për energjinë e rinovueshme.

Sipas ministrit Gjinkuri rishqyrtimi dhe shtyrja e hyrjes në fuqi të këtij pr/ligji, vjen në përgjigje edhe të kërkesës nga donatorët, Banka Botërore dhe Sekretariati Ndërkombëtar i Energjisë, për të bërë ndryshimet e nevojshme në këtë projektligj.

Gjithashtu ministri theksoi se aktualisht situata energjitike në vend është e vështirë nga pikëpamja hidroenergjetike dhe se KESH ka humbur nga 65 milionë euro çdo vit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar