Gjiknuri revokon 121 leje minerare

Ministria e Energjisë u heq lejen e shfrytëzimit të minierave 121 kompanive, pas kontrolleve të bëra në të gjithë vendin. Fillimi i procedurave për revokimin e 121 lejeve minerare, thënë ndryshe 16 % të totalit të lejeve të lëshuara për shfrytëzimin e minierave është firmosur nga ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri. Krahas subjekteve të cilat

Ministria e Energjisë u heq lejen e shfrytëzimit të minierave 121 kompanive, pas kontrolleve të bëra në të gjithë vendin.

Fillimi i procedurave për revokimin e 121 lejeve minerare, thënë ndryshe 16 % të totalit të lejeve të lëshuara për shfrytëzimin e minierave është firmosur nga ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

Krahas subjekteve të cilat zhvillojnë aktivitet minerar në zbatim të kërkesave ligjore, auditimet kanë nxjerrë në pah subjekte që, megjithëse janë pajisur me leje minerare të rregullta, nuk zbatojnë me korrektësi kërkesat për lejet minerare që kanë në zotërim dhe as detyrimet financiare ndaj shtetit kanë deklaruar ekspertë të ministrisë.

Sipas ministrisw pjesa më e madhe e këtyre subjekteve e kanë ndërprerë aktivitetin minerar dhe nuk kanë rehabilituar mjedisin e dëmtuar, ndërkohë subjekte të tjera që rezultojnë të zhvillojnë aktivitet të rregullt minerar, nuk janë korrekt me pagesat e garancive për zhvillimin e këtij aktiviteti.

Gjithashtu nuk kanë munguar rastet edhe kur aktiviteti minerar i ushtruar në zona të mbrojtura mjedisore nuk u është rinovuar licenca.

Krahas revokimit të mbi 120 licencave, për disa subjekte janë vendosur edhe penalizime me gjoba. Në fund të muajit të kaluar në zonën e Bulqizës u revokuan 17 licenca .

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar