Gjiknuri: Revokim për liҫencat e paligjshme në Bulqizë dhe auditim për kontratat e hidrokarbureve

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në një takim në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, u ndal te kontrolli i monitorimit të galerive minerale të minierës së Bulqizës, si dhe në kontrollin e dhënies së liҫencave për sektorin e hidrokarbureve. Ministri theksoi monitorimin e kontratave të shfrytëzimit të minierave sidomos në zonën e Bulqizës.

Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në një takim në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, u ndal te kontrolli i monitorimit të galerive minerale të minierës së Bulqizës, si dhe në kontrollin e dhënies së liҫencave për sektorin e hidrokarbureve.

Ministri theksoi monitorimin e kontratave të shfrytëzimit të minierave sidomos në zonën e Bulqizës. “ Gjatë këtyre muajve është bërë një punë e mirë si nga agjensia ashtu edhe nga strukturat e tjera të ministrisë, duke realizuar kombinimin e tre strukturave. AKBN dhe RISHM-in ka zhvilluar një kontroll të imtësishëm në Bulqizë, ku dhe u morën disa masa emergjente. Kërkoj që AKBN-ja të marrë masat dhe për detyrat e lëna nga ai kontroll, brenda një afati të shkurtër të përcaktohet zona më e rrezikshme në Bulqizë në mënyrë që të pezullohet aktiviteti minerar dhe të revokohen liҫenca e këtyre zonave”, deklaroi Gjiknuri.

Gjithashtu ministri shtoi se ne e përkrahim industrinë e kromit pasi kjo është një industri shumë e rëndësishme për eksportet e Shqipërisë, por aq e rëndësishme për ne është dhe jeta e minatorëve dhe e atyre që punojnë aty.

Ndërsa në lidhje me sektorin e hidrokarbureve, Gjiknuri theksoi se ky është një sektor në zhvillim dhe se për këtë do të ketë një auditim të imtësishëm të kontratave për kompanitë e hidrokarbureve. “Ministria në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të qeverisë do të punojë për t’i dhënë një zgjidhje dhe Albpetrolit me perspektivë. Pasi vërtet prodhimi i naftës është rritur, por ka edhe pikëpytje nga publiku a po merr shteti pjesën e tij dhe kur këto kontrata do të jenë fitimprurëse.” shtoi ministri Gjiknuri.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar