Gjiknuri inspekton hidrocentralet: Asnjë problem në furnizimin me energji

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, viziton hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit për të parë nga afër situatën pas reshjeve të ditëve të fundit. Në një prononcim për mediat Gjiknuri ka theksuar se, reshjet e rëna ditët e fundit kanë shtuar prurjet dhe se ky dimër s’do të ketë asnjë problem me furnizimin

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, viziton hidrocentralet e Vaut të Dejës dhe të Komanit për të parë nga afër situatën pas reshjeve të ditëve të fundit. Në një prononcim për mediat Gjiknuri ka theksuar se, reshjet e rëna ditët e fundit kanë shtuar prurjet dhe se ky dimër s’do të ketë asnjë problem me furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

Ndërkohë Gjiknuri është shprehur se gjendja financiare e korporatës  është e keqe dhe për këtë ai kërkon një menaxhim të mirë të situatës duke e cilësuar abuzim blerjen e skafit për nevojat e hidrocentralit me ҫmimin e një jahti.

Ndër të tjera ministri shtoi se; “ Qeveria shqiptare përgatiti edhe paketën financiare për të blerë energji për këtë ҫështje, por me ndryshimet e reja atmosferike, ne po e shikojmë me kujdes mënyrën se si ti administrojmë siҫ duhet ato para”. Ai e ka  cilësuar si një lajm të mirë faktin se ditët që vijnë pritet të jenë me reshje, duke bërë që të realizohet rezerva energjitike.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar