Gjiknuri : Energjia nuk është e pafundme, nëse nuk ulen humbjet ekonomia ka dështuar

0

Kryeministri Edi Rama mblodhi në kryeministri Taks-Forcën për energjitikën. Kjo është Taks-Forca e parë që qeveria mbledh dhe do të zgjasë gati një vit. Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se qëllimi i kësaj Taks-Force, është diskutimi për uljen e humbjeve në këtë sektor.

Ndërsa ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri u shpreh se : “Vendi humbet deri në 140 milionë euro nga vjedhja e energjisë. Nëse qeveria nuk e realizon këtë do të jetë një dështim për ekonominë e vendit”.

Ministri theksoi faktin e një trashëgimie të keqe nga njerëzit që projektonin Shqipërinë si “superfuqi energjitike”, por që realisht e kanë lënë në një gropë të madhe borxhesh. Sipas tij, Shqipëria ka hyrë në një vit të thatë: “Reshjet kanë qenë 30 % e mesatares së viteve të kaluara, që do të thotë se ne duhet të jemi më efiҫient me konsumimin e energjisë. Duhet të përpiqemi të ndalojmë ҫdo lloj abuzimi me vjedhjen e energjisë, duke filluar nga zonat qe quhen “hot spote”, theksoi ai.

Vjedhja e energjisë është një dukuri që dënohet në Kodin Penal, ndërsa ministri deklaroi se; “ Ka ardhur momenti të rrisim masat e ndërshkimit penal për vjedhjen e energjisë. Sëbashku me Ministrinë e Drejtësisë, do të përgatisim një paketë për të shtuar sanksionet, të cilësohen masa rënduese”.

Tashmë ndërhyrja e paligjshme në rrjetin e energjisë, dëmtimi i sahateve apo vjedhja në sasi të mëdha të energjisë duket se do të ndërshkohen ashpër, pasi ato nuk do të trajtohen më thjesht si dëmtim i një prone publike. Ka ardhur momenti që energjinë ta trajtomë si gjë e ҫmuar është shprehur ministri Gjiknuri.

“50-60 % e prodhimit të hidrocentaleve shkon për të financuar hajdutët, ndërsa 60 % e prodhimit të energjisë së vendit financon vjedhjen e energjisë. Energjia nuk është një pasuri e pafund dhe nëse ne e trajtojmë si të tillë do të shkojmë vërtet në fund”.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here