Gjermania, kualifikim i vuajtur ndaj Algjerisë

Gjermania arriti të mund me rezultatin 2-1 Algjerinë në takimin e vlefshëm për 1/8 e finaleve të Kupës së Botës “Brazil 2014”, pasi 90 minutat e rregullta kishin përfunduar në barazim pa gola. Dy ekipet dhuruan një ndeshje me ritëm të lartë, me aksione të shumta për shënim, por të dy portierët ishin në një

Gjermania arriti të mund me rezultatin 2-1 Algjerinë në takimin e vlefshëm për 1/8 e finaleve të Kupës së Botës “Brazil 2014”, pasi 90 minutat e rregullta kishin përfunduar në barazim pa gola.

Dy ekipet dhuruan një ndeshje me ritëm të lartë, me aksione të shumta për shënim, por të dy portierët ishin në një formë të shkëlqyer dhe arritën ta mbanin rezultatin të pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt.

Menjëherë pas fillimit të 15 minutëshit të pare të shtesës, gjermanët arritën të shënonin me anë të Schurrle-s. Ky ishte një avantazh, i cili i çliroi të besuarit e  Low, duke rrezikuar edhe disa herë të tjera.

Në minutën e 120 Ozil dyfishoi shifrat. Teksa të gjithë prisnin fundin e ndeshjes algjerianët arrijnë të shkurtojnë diferencën me anët të Djabou, por tashmë nuk kishte më kohë dhe kundërshtarja e Francës në ndeshjen e 5 korrikut është Gjermania.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar