Gjermania fut në shkolla lëndët e fesë islame

Për herë të parë shkollat publike në Gjermani do të ofrojnë lëndë mësimore mbi fenë Islame. Për këtë po trajnohen mësues të cilët do të japin mësim duke u bazuar në literaturë të gjerë fetare me qëllim që nxënësit të mësojnë të vërtetën dhe  jo të influencohen nga radikalistët që po shtohen në numër. Lajmi

Për herë të parë shkollat publike në Gjermani do të ofrojnë lëndë mësimore mbi fenë Islame. Për këtë po trajnohen mësues të cilët do të japin mësim duke u bazuar në literaturë të gjerë fetare me qëllim që nxënësit të mësojnë të vërtetën dhe  jo të influencohen nga radikalistët që po shtohen në numër. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjozja amerikane “New York Times”, ku theksohet se pakicat myslimane në Gjermani  janë nga shtete si, Turqia, Shqipëria, Maroku dhe Afganistani.

Leksionet e ofruara në Hesse State janë përpjekje që Gjermania po bën pas dekadash neglizhimi, për t’i shërbyer popullsisë myslimane që ka emigruar në këtë shtet. Kjo reformë do të rrisë harmoninë fetare dhe do të ndihmojë në tejkalimin e demografisë moshore, shkruan ‘’New York Times’’.

Sipas gjermanëve kjo nevojë ishte urgjente. Zyrtarë të sigurisë pohojnë se 2 shtetas gjermanë jo më shumë se 16 vjeç janë vrarë në Siri pasi i janë përgjigjur thirrjes për “xhihad” dhe dyshohet se janë rekrutuar nga një vijë e ashpër fetare që predikon në Frankfurt.

Sipas studimit, me këto sfida po përballen dhe vende si Britania, Spanja, Franca dhe vende skandinave. Nuk bëhet fjalë vetëm për emigrant që kanë emigruar prej vitesh por së shumti për fëmijët që po lindin dhe rriten në Gjermani.

Prindërit kanë mundësinë për të regjistruar fëmijët e tyre në klasat e fetare të arsimit të ofruara në rrethin. Nurguel Altuntas, i cili ndihmoi në zhvillimin e programit të Hesse në Ministrinë e  Arsimit, ka thënë se janë rreth 29 klasa në rrethe të emigrantëve.

Për autoritetet gjermane , kundërvënia ndaj radikalizmit  fetar ka paraqitur një problem të ndërlikuar. Tani për tani, shërbimi i inteligjencës mban  numër  në rritje , me 4,500 Salafistë nën vëzhgim në vitin 2011 dhe 5,500 në vitin 2012, sipas një raporti vjetor të qeverisë. Shifrat për vitin 2013 nuk janë ende në dispozicion, por ” ne jemi  në llogaritj të kohës me një tjetër rritje, qoftë e  mprehtë apo graduale, unë nuk mund të them, ” tha një zyrtar i sigurimit, duke folur në kushte anonimiteti.

Gjithnjë e më shumë, vëmendja është kthyer tek arsimi dhe mënyrat e përfshirjes më të madhe të rreth katër milionë myslimanëve të Gjermanisë.  Një numër që është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur  industria gjermane rekrutoi turqit e parë si ” punëtorë mysafirë ” në vitet 1960 .

/Elta Liksenaj/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar