Gjermania arrin majat edhe në klasifikimin e FIFA-s

0

Fitimi i Botërorit e ka ngjitur Gjermaninë në krye të klasifikimit të FIFA-s për këtë muaj. Përfaqësuesja e Joakim Lëvit arrin të pozicionohet e para pas gati 20 vjetësh, me 1724 pikë, e ndjekur nga Argjentina që ka 1606 pikë.

Vendi i tretë i takon Holandës, ashtu siç u pozicionua edhe në Kampionatin Botëror, duke rikuperuar plot 12 pozicione nga renditja e muajit të kaluar. Ndërkohë që në vendet e para renditen edhe Kolumbia e Belgjika, përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë. Uruguai pozicionohet në vendin e gjashtë me 1330 pikë.

Brazili me paraqitjet zhgënjyese në dy ndeshjet e fundit të Botërorit prej vendit të tretë ka zbritur në të shtatin. Tatëpjetën e ka marrë edhe Spanja që gjendet në vendin e tetë, duke lëshuar pas shumë kohësh kreun e renditjes së FIFA-s.

Paraqitja e dobët në Botëror i ka kushtuar edhe Italisë, e cila ka lëshuar pesë vende në renditje, duke u pozicionuar e 14-ta.

Më poshtë gjenden 20 përfaqësueset e para në renditjen e FIFA-s për muajin korrik.

1 (2) Gjermania, 1 724 pikë

2 (5) Argjentina, 1606

3 (15) Holanda, 1496

4 (8) Kolumbia, 1492

5 (11) Belgjika, 1401

6 (7) Uruguai, 1330

7 (3) Brazili, 1241

8 (1) Spanja, 1229

9 (12) Zvicra, 1216

10 (17) Franca, 1202

11 (4) Portugalia, 1148

12 (14) Kili, 1098

13 (12) Greqia, 1091

14 (9) Italia, 1056

15 (13) SHBA, 989

16 (28) Kosta Rika, 986

17 (16) Kroacia, 955

18 (16) Meksika, 930

19 (17) Bosnje-Hercegovina, 917

20 (10) Anglia, 911

 

/Objektiv.al/ 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here