Fitimi i Botërorit e ka ngjitur Gjermaninë në krye të klasifikimit të FIFA-s për këtë muaj. Përfaqësuesja e Joakim Lëvit arrin të pozicionohet e para pas gati 20 vjetësh, me 1724 pikë, e ndjekur nga Argjentina që ka 1606 pikë. Vendi i tretë i takon Holandës, ashtu siç u pozicionua edhe në Kampionatin Botëror, duke
Fitimi i Botërorit e ka ngjitur Gjermaninë në krye të klasifikimit të FIFA-s për këtë muaj. Përfaqësuesja e Joakim Lëvit arrin të pozicionohet e para pas gati 20 vjetësh, me 1724 pikë, e ndjekur nga Argjentina që ka 1606 pikë.
Vendi i tretë i takon Holandës, ashtu siç u pozicionua edhe në Kampionatin Botëror, duke rikuperuar plot 12 pozicione nga renditja e muajit të kaluar. Ndërkohë që në vendet e para renditen edhe Kolumbia e Belgjika, përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë. Uruguai pozicionohet në vendin e gjashtë me 1330 pikë.
Brazili me paraqitjet zhgënjyese në dy ndeshjet e fundit të Botërorit prej vendit të tretë ka zbritur në të shtatin. Tatëpjetën e ka marrë edhe Spanja që gjendet në vendin e tetë, duke lëshuar pas shumë kohësh kreun e renditjes së FIFA-s.
Paraqitja e dobët në Botëror i ka kushtuar edhe Italisë, e cila ka lëshuar pesë vende në renditje, duke u pozicionuar e 14-ta.
Më poshtë gjenden 20 përfaqësueset e para në renditjen e FIFA-s për muajin korrik.
1 (2) Gjermania, 1 724 pikë
2 (5) Argjentina, 1606
3 (15) Holanda, 1496
4 (8) Kolumbia, 1492
5 (11) Belgjika, 1401
6 (7) Uruguai, 1330
7 (3) Brazili, 1241
8 (1) Spanja, 1229
9 (12) Zvicra, 1216
10 (17) Franca, 1202
11 (4) Portugalia, 1148
12 (14) Kili, 1098
13 (12) Greqia, 1091
14 (9) Italia, 1056
15 (13) SHBA, 989
16 (28) Kosta Rika, 986
17 (16) Kroacia, 955
18 (16) Meksika, 930
19 (17) Bosnje-Hercegovina, 917
20 (10) Anglia, 911
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *